Secondary Adv

Forbes: Shqiperia ne listen e vendeve te paprekura nga turizmi masiv

Gjiganti mediatik amerikan “Forbes” ka zgjedhur Shqipërinë në listën e vendeve të paprekura nga turizmi masiv.

 

Një ndër destinacionet më të bukura evropiane për të vizituar në vitin 2024, për udhëtarët që kërkojnë pushime larg zhurmës.

 

Mënyra më e mirë ​​’për të marrë frymë lirisht’ është të shkoni në një nga destinacionet me pak të njohura të Evropës të cilat nuk janë prekur ende nga turizmi masiv, shkruan Everett Potter në të përditshmen amerikane “Forbes”.

 

Në artikullin e publikuar në “Forbes” propozohet një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting në Vjosë. Artikulli përshkruan “mikpritjen e përzemërt, përvojën mes barinjve, fermerëve, verërave e ushqimit tradicional në një rrëfim për të gjitha shijet e Shqipërisë”.

 

Shqipëria veçohet nga “Forbes” për fermat e saj me ushqime të freskëta të rritura dhe prodhuara në vend, shtigjet malore të paeksploruara dhe mikpritjen e ngrohtë.

 

Edhe kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale artikullin e publikuar në “Forbes”./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat